Bota

Gjermani, 101-vjeçari dënohet si roje naziste me 5 vite burg

Një person 101-vjeçar është dënuar për 3.518 akuza për vrasje, pasi ka shërbyer në kampin e përqendrimit të nazistëve Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore

28.06.2022 - Përdıtësım : 28.06.2022
Gjermani, 101-vjeçari dënohet si roje naziste me 5 vite burg

Berlin

Një person 101-vjeçar u dënua sot për 3.518 akuza të ndihmës në vrasje për shërbimin në kampin e përqendrimit të nazistëve Sachsenhausen gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Rajonale e Neuruppin e dënoi atë me 5 vjet burg.

Personi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ka mohuar se punonte si roje SS në kamp dhe se kishte ndihmuar dhe nxitur vrasjen e mijëra të burgosurve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın