Bota

Gjeorgji, një person i armatosur merr rreth 20 pengje në një bankë

Personi i armatosur mori tre prej pengjeve dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë të lirë pengjet tjera ndërsa kërkimi pas tij është në zhvillim e sipër

Davit Kachkachishvili  | 21.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Gjeorgji, një person i armatosur merr rreth 20 pengje në një bankë Foto: Davit Kachkachishvili / AA

Tblisi

Një person i armatosur mori pengje një numër personash të mërkurën në një bankë në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se rreth orës 14:21 sipas kohës lokale, personi i armatosur me maskë hyri në bankë, e cila ndodhet në rrugën "Zviad Gamsakhurdia" në qytetin perëndimor Zugdidi.

Deklarata tha se policia lokale rrethoi zonën dhe nisi një operacion.

"Në këtë moment, zbatuesit e ligjit janë mobilizuar në vend dhe se janë duke u zhvilluar masat hetimore dhe operative", thuhet në deklaratë.

Duke folur për një kanal televiziv lokal, një nga pengjet tha se i dyshuari kërkonte 500 mijë dollarë para dhe garanci për t'u larguar nga zona në mënyrë të sigurtë, duke shtuar se kishte rreth 20 pengje brenda bankës.

Personi, i cili ishte i veshur me uniformë ushtarake, tha se do të fillonte vrasjen e pengjeve një nga një nëse policia nuk i plotësonte kërkesat e tij.

Njësitë e sigurisë më pas u tërhoqën nga zona përreth bankës.

Personi i armatosur i cili mbante një granatë në dorë, mori 3 prej pengjeve me vete, përfshirë një që kishte luajtur rolin si negociator i policisë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pengjet tjera u lanë të lirë. Vazhdojnë kërkimet për personin e armatosur dhe pengjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın