Bota

Gjeorgji, mijëra njerëz në protesta kërkuan lirimin e ish-presidentit Saakashvili

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Tbilisit dhe kërkuan lirimin e Saakashvilit, i cili tash e 13 ditë është në grevë urie në burgun e qyteti Rustavi

Davit Kachkachishvili  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
Gjeorgji, mijëra njerëz në protesta kërkuan lirimin e ish-presidentit Saakashvili Foto: Davit Kachkachishvili / AA

T bilisi

Demonstrata u mbajtën në Sheshin e Lirisë në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, ku morën pjesë mijëra qytetarë që kërkuan lirimin e ish-presidentit Mikheil Saakashvili, i cili u arrestua më 1 tetor pasi u kthye në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Tbilisit duke kërkuar lirimin e Saakashvilit, i cili tash e 13 ditë është në grevë urie në burgun e qyteti Rustavi.

Qytetarë nga pjesë të ndryshme të vendit morën pjesë në protestën e organizuar nga partia kryesore opozitare, Lëvizja Kombëtare e Bashkuar, e themeluar gjithashtu nga Saakashvili.

Politikanë, artistë dhe gazetarë që mbajtën fjalime në demonstratë, e cila zgjati rreth katër orë, pohuan se Saakashvili është ndjekur penalisht për akuza të pabaza.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Nika Melia, udhëheqësi i Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar, tha se Saakashvili është një politikan modern dhe i suksesshëm dhe nuk e meriton të jetë në burg.

Melia, i cili është kandidat për kryebashkiak të Tbilisit, kujtoi se rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 30 tetor dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime.

Saakashvili, i cili u dënua në mungesë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi u kthye në vend pas tetë vjetësh, u arrestua më 1 tetor dhe u dërgua në një burg në qytetin Rustavi.

Autoritetet gjeorgjiane kanë deklaruar vazhdimisht se Saakashvili, i cili ishte president nga janari 2004 deri në nëntor 2013, do të arrestohet menjëherë pas mbërritjes së tij në vend.

Saakashvili akuzohet për abuzim me pozitën e tij dhe fshehje të provave për të cilat u dënua në mungesë me burgim në vitin 2018, ndërsa ai pohon se të gjitha akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın