Bota

Gjeorgji, fshati Dartlo me arkitekturën prej guri tërheq vizitorët

Peizazhet e pastra natyrore, rrugët e ngushta dhe jeta në fshatin malor tërheqin një gamë të gjerë vizitorësh, si alpinistë dhe fotografë

Ajdin Aliji  | 16.08.2025 - Përdıtësım : 17.08.2025
Gjeorgji, fshati Dartlo me arkitekturën prej guri tërheq vizitorët Foto: Ahmet Aslan/AA

Dartlo

Fshati Dartlo që ndodhet në një lartësi prej rreth 2.000 metrash në rajonin Tusheti në verilindje të Gjeorgjisë, njihet si një nga vendet e trashëgimisë kulturore të vendit me shtëpitë e tij mesjetare prej guri, raporton Anadolu.

Të ndërtuara me gurë të zinj për mbrojtje, shtëpitë pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të rajonit duke përdorur teknikën e "mureve të thata".

Dartlo, i hapur për vizitorët vetëm gjatë muajve të verës, është destinacion i njohur turistik në rajon.

Peizazhet e pastra natyrore, rrugët e ngushta dhe jeta në fshatin malor tërheqin një gamë të gjerë vizitorësh, si alpinistë dhe fotografë.

Këto struktura, që datojnë kryesisht nga shekujt e 17-të dhe 18-të, kanë ruajtur kryesisht arkitekturën e tyre origjinale falë projekteve të vazhdueshme të restaurimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın