Bota

Gjenerali i lartë rus qëllohet me armë nga një person i paidentifikuar në Moskë

Media shtetërore ruse raportoi se u qëllua me armë drejt gjenerallejtënant Vladimir Alekseyev në një ndërtesë banimi në kryeqytetin rus

Burç Eruygur  | 06.02.2026 - Përdıtësım : 06.02.2026
Gjenerali i lartë rus qëllohet me armë nga një person i paidentifikuar në Moskë

Stamboll

Një gjeneral i lartë rus u qëllua nga një individ i paidentifikuar në kryeqytetin e vendit, Moskë, tha të premten Komiteti Hetues i Rusisë, transmeton Anadolu.

Duke cituar zëdhënësen e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko, media shtetërore ruse raportoi se u qëllua me armë drejt gjenerallejtënant Vladimir Alekseyev në një ndërtesë banimi në kryeqytetin rus. Ajo tha se personi që qëlloi, u largua më pas nga vendi i ngjarjes.

Petrenko deklaroi se është hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit në lidhje me incidentin, i cili sipas saj ndodhi në Moskën veriperëndimore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın