Gjenden "këpucët më të vjetra" në Evropë në një shpellë në Spanjë
Këpucët e gjetura në shekullin e 19-të në një shpellë në Andaluzi të Spanjës, si rezultat i ekzaminimeve të kryera mendohet të jenë "këpucët më të vjetra në Evropë"
Ankara
Këpucët e gjetura në shekullin e 19-të në një shpellë në Andaluzi, rajonin autonom në jug të Spanjës, si rezultat i ekzaminimeve të kryera mendohet të jenë "këpucët më të vjetra në Evropë", transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të BBC-së, bëhet e ditur se është bërë një hulumtim i ri lidhur me historinë e sendeve që janë gjetur në shpellën "Cueva de los Murcielagos" që u zbulua nga minatorët në shekullin e 19-të në Andaluzi.
Në hulumtimin në fjalë thuhet se këpucët e gjetura në shpellë dhe të bëra nga barishtet, janë rreth 6.000 vjet të vjetra dhe se ato janë "këpucët më të vjetra në Evropë".
Ekzaminimet paraqitën se forma e 76 sendeve të gjetura në shpellë ishte ruajtur "në mënyrë të jashtëzakonshme" falë normës së ulët të lagështirës dhe motit të ftohtë dhe se disa prej këtyre sendeve janë rreth 9.000 vjet të vjetra.
Maria Herrero Otal, një nga hulumtueset, tha se "Këto janë bërë nga fibrat bimore dhe janë objektet e ruajtura më së miri dhe më të vjetrat që njihen deri më tani në Evropën Jugore".
