Bota

"Gjatë fundjavës në SHBA u vranë 7 persona dhe u plagosën 44 të tjerë në të shtënat masive"

Arkivi njoftoi se këtë vit ka pasur 294 të shtëna masive në SHBA, prej të cilave 29.694 persona janë vrarë si rezultat i dhunës me armë. Shumica e vdekjeve, gjegjësisht 11.352, kanë qenë vetëvrasje

Michael Gabriel Hernandez  | 21.06.2021 - Përdıtësım : 21.06.2021
"Gjatë fundjavës në SHBA u vranë 7 persona dhe u plagosën 44 të tjerë në të shtënat masive"

Washington

Sipas një grupi monitorimi, në të gjithë SHBA-në këtë fundjavë kanë humbur jetën të paktën shtatë persona dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave masive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi 'Arkiva e Dhunës me Armë' gjurmoi dhjetë të shtëna masive në nëntë shtete, përfshirë në New Jersey, Virginia, California dhe Alaska.

Sipas grupit të monitorimit, i cili kryesisht mbështetet në gjetjet e tij në raportet e medias, të paktën një fëmijë dhe një adoleshent janë midis viktimave.

Arkivi njoftoi se këtë vit ka pasur 294 të shtëna masive në SHBA, prej të cilave 29.694 persona janë vrarë si rezultat i dhunës me armë. Shumica e vdekjeve, gjegjësisht 11.352, kanë qenë vetëvrasje.

AA gjurmoi të dhënat e fundjavës që përfshinin incidente të ndodhura nga e shtuna deri të dielën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın