Gazetarët në Izrael protestojnë kundër sulmeve ndaj shtypit në Gaza
Duke akuzuar qeverinë izraelite për shënjestrimin e anëtarëve të shtypit, demonstruesit bënë thirrje për t'i dhënë fund sulmeve kundër gazetarëve dhe kërkuan mbrojtjen e lirisë së shprehjes

Tel Aviv
Gazetarë izraelitë dhe të huaj u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër shënjestrimit dhe vrasjes së gazetarëve në Gaza, raporton Anadolu.
Duke akuzuar qeverinë izraelite për shënjestrimin e anëtarëve të shtypit, demonstruesit bënë thirrje për t'i dhënë fund sulmeve kundër gazetarëve dhe kërkuan mbrojtjen e lirisë së shprehjes.
Zyra e medias në Gaza njofton se 238 gazetarë janë vrarë që kur Izraeli nisi luftën në enklavë, tani në muajin e saj të 22-të.
Ushtria izraelite vazhdon me një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 61.700 palestinezë, pothuajse gjysma e tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.