Bota

Gazetarët e huaj shfaqin interesim të madh për zgjedhjet në Turqi

Afër 650 gazetarë nga 34 shtete, përfshirë edhe ata të vendosur në Turqi, janë duke i ndjekur rezultatet e zgjedhjeve në qendrat mediale të themeluara në Ankara, Stamboll dhe Diyarbakır nga BYEGM dhe AA

Muhsin Barış Tiryakioğlu, Hüseyin Erdoğan  | 24.06.2018 - Përdıtësım : 25.06.2018
Gazetarët e huaj shfaqin interesim të madh për zgjedhjet në Turqi Doğukan Keskinkılıç/AA

Ankara

ANKARA (AA) - Gazetarët e huaj kanë shprehur interesim të madh për zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit (BYEGM), afër 650 gazetarë nga 34 shtete, përfshirë edhe ata të vendosur në Turqi, janë duke i ndjekur rezultatet e zgjedhjeve në qendrat mediale të themeluara në Ankara, Stamboll dhe Diyarbakır nga BYEGM dhe AA.

Interesim më të madh për zgjedhjet në Turqi ka shfaqur Franca, me 43 përfaqësues të mediumeve, ndërsa pas saj radhiten Britania me 36 gazetarë dhe Gjermania me 23. Ndërkaq, nga Spanja janë akredituar 12 gazetarë, nga Greqia dhjetë, nga SHBA dhe Belgjika nga nëntë gazetarë.

Në qendrat mediale, gazetarëve u ofrohen shërbime falas, siç janë rryma elektrike dhe interneti, ndërsa shërbehen edhe me ushqime dhe pije.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın