Bota

Gazetarja e Al Jazeera-s ishte 150 metra larg ushtarëve izraelitë kur u qëllua

Raportohet se në në hetimin e parë nga ushtria izraelite "ende nuk është sqaruar nëse zjarri që vrau gazetaren Abu Akleh teksa ajo po kryente detyrën është hapur nga Izraeli apo nga forcat e armatosura palestineze"

Hamdi Yıldız  | 12.05.2022 - Përdıtësım : 12.05.2022
Gazetarja e Al Jazeera-s ishte 150 metra larg ushtarëve izraelitë kur u qëllua

Kuds

Gazetarja e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, ishte 150 metra larg forcave izraelite kur u vra në Jenin të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës izraelite "Haaretz", në hetimin e parë nga ushtria izraelite "ende nuk është sqaruar nëse zjarri që vrau gazetaren Abu Akleh teksa ajo po kryente detyrën është hapur nga Izraeli apo nga forcat e armatosura palestineze".

Në hetim thuhet se kur u qëllua ndaj gazetares Abu Akleh, ajo ishte 150 metra larg forcave ushtarake izraelite.

Në lajmin e "Haaretz", thuhet se ushtarët e forcave speciale izraelite hapën dhjetëra herë zjarr gjatë operacionit në Jenin, por ende nuk dihet nëse plumbi që shkaktoi vdekjen e saj është hapur nga Izraeli apo Palestina.

Në lajm thuhet se plumbi që goditi kokën e Abu Akleh dihet se vinte nga pushka automatike 5.56 mm e prodhimit amerikan, M16, por se kjo armë përdorej edhe nga ushtria dhe celulat izraelite në Bregun Perëndimor.

Nga ana tjetër, gazeta "Yediot Ahranot" bëri të ditur se ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka kërkuar nga qeveria palestineze që plumbin që vrau Abu Akleh t'ua dorëzojë autoriteteve izraelite për ekzaminim balistik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.