Bota

Gazetari italian në flotiljen "Sumud": Izraeli i nënshtroi pasagjerët e ndaluar ndaj një trajtimi “barbar”

Duke folur për Anadolu pas mbërritjes në Stamboll me një fluturim special, Agostino tha se ai dhe pasagjerët e tjerë u “rrëmbyen” dhe trajtuan në mënyrë “poshtëruese”.

Asiye Latife Yılmaz  | 05.10.2025 - Përdıtësım : 05.10.2025
Gazetari italian në flotiljen "Sumud": Izraeli i nënshtroi pasagjerët e ndaluar ndaj një trajtimi “barbar”

Stamboll

Gazetari italian Lorenzo Agostino tha se është ndier “në një vend vërtet barbar” gjatë ndalimit të tij të paligjshëm nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, pas sulmit ndaj anijeve të Flotilës Globale Sumud që po lundronin drejt Gazës.

Duke folur për Anadolu pas mbërritjes në Stamboll me një fluturim special, Agostino tha se ai dhe pasagjerët e tjerë u “rrëmbyen” dhe trajtuan në mënyrë “poshtëruese”.

“Na dërguan në tokë dhe aty u sollën si një grup terroristësh. Njerëzit u goditën, qëndruam mbi dy ditë pa ujë të pijshëm. Në përgjithësi, ata shfrytëzuan çdo mundësi për të na poshtëruar”, tha ai.

Agostino përmendi posaçërisht trajtimin ndaj aktivistes suedeze Greta Thunberg. “Greta, një grua e guximshme vetëm 22 vjeç, u poshtërua, u mbështoll me flamurin izraelit dhe u ekspozua si trofe,” tha ai, duke shtuar: “Kisha ndjenjën sikur ndodhesha në një vend barbar dhe shpresoja që ky barbarizëm të përfundonte sa më shpejt”.

Ai e përshkroi mbërritjen në portin Ashdod si armiqësore, duke theksuar praninë e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir. “Ben-Gvir ishte jashtë vendit të mbërritjes kur arritëm dhe po siguronte që të trajtoheshim si terroristë, sepse kështu na konsideronte”, tha Agostino. “Isha me fat që dola prej andej sapo ai mbërriti”, shtoi ai.

Agostino tha se u mbajtën të lidhur fort, me sy të mbuluar, pa rroba të përshtatshme dhe në temperatura shumë të ulëta brenda një furgoni me ajër tepër të kondicionuar për orë të tëra.

Flotilla Gloable Sumud, që kishte si qëllim të thyente bllokadën izraelite dhe të dërgonte ndihma humanitare në Gaza, u sulmua më 1 tetor dhe dhjetëra anije u sekuestruan bashkë me qindra pasagjerë që u arrestuan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın