Bota

Gazetari i Anadolu Agency (AA) në Izrael i pakapshëm

Mustafa Kharouf u ndalua nga policia izraelite në janar dhe u mbajt në burg para deportimit të tij

Mahmoud Barakat  | 22.07.2019 - Përdıtësım : 23.07.2019
Gazetari i Anadolu Agency (AA) në Izrael i pakapshëm

Kuds

Një fotoreporter i Anadolu Agency (AA) në Kuds nuk ka qenë i kapshëm që nga vendimi i Izraelit për ta deportuar atë në Jordani, thotë miku i tij.

Mustafa Kharouf, 32-vjeçar, u ndalua nga policia izraelite në janar dhe u mbajt në burg para deportimit të tij.

Autoritetet izraelite thonë se Kharouf, i cili jetonte në Kuds me familjen e tij që kur ishte 12 vjeçar, ishte i lindur në Algjeri.

"Më tha gjatë një bisede telefonike të dielën nga burgu se autoritetet izraelite do ta deportojnë në Jordani sot", thotë miku i tij i cili flet për AA në kushte anonimiteti.

Ai thotë se që atëherë nuk është zhvilluar ndonjë komunikim me fotoreporterin.

Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar rreth rastit në fjalë.

Në 20 vitet e fundit, autoritetet izraelite vazhdimisht kanë refuzuar t'i japin Kharouf-it një lejeqëndrim afatgjatë, duke e detyruar atë që të merr viza të reja turistike çdo vit.

Përderisa Kharouf ka pasaportë të Jordanisë e cila i lejon që të udhëtojë në vendet fqinje arabe, ajo nuk i jep atij shtetësi apo të drejta të rezidentit në Jordani.

Kharouf ka punuar si fotoreporter për AA që nga gushti i muajit të kaluar.

Gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme, Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, të cilin ligji ndërkombëtar akoma e përkufizon si "territor të pushtuar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.