Gazetarët e Anadolu-t që përballen me urinë në Gaza vazhdojnë të raportojnë krizën
- Pavarësisht kushteve të vështira në terren, gazetarët vazhdojnë përpjekjet e tyre për të hedhur dritë mbi ndikimin humanitar të përdorimit të urisë si armë nga Izraeli dhe për të tërhequr vëmendjen globale ndaj tragjedisë së vazhdueshme
Shkup
KHAN YUNIS (AA) - Në mes të kushteve jashtëzakonisht të vështira në Rripin e Gazës, gazetarët e agjencisë Anadolu nuk ndalin punën e tyre për të nxjerrë në dritë ndikimin shkatërrues humanitar të përdorimit të urisë si armë nga Izraeli, raporton Anadolu.
Doaa Albaz, gazetare e agjencisë Anadolu, e cila nisi një grevë urie së bashku me disa kolegë, përpiqet të raportojë mbi situatën në Gaza dhe të sigurojë që zërat e të prekurve të dëgjohen në të gjithë botën.
Pavarësisht kushteve të vështira në terren, gazetarët vazhdojnë përpjekjet e tyre për të hedhur dritë mbi ndikimin humanitar të përdorimit të urisë si armë nga Izraeli dhe për të tërhequr vëmendjen globale ndaj tragjedisë së vazhdueshme.
Zyra për media e qeverisë në Gaza së fundmi njoftoi se numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në të paktën 231.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 59.500 palestinezë në Rripin e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
