Bota

Gazeta Kathimerini: Greqia do të vazhdojë të blejë armë nga Izraeli

Sipas një lajmi të Kathimerinit, programet e riarmatimit përfshijnë edhe blerjen e sistemit izraelit raketahedhës shumëtytësh PULS, marrëveshje e cila u miratua nga parlamenti grek më 5 dhjetor

Derya Gülnaz Özcan  | 10.12.2025 - Përdıtësım : 10.12.2025
Gazeta Kathimerini: Greqia do të vazhdojë të blejë armë nga Izraeli

Athinë

Gazeta greke Kathimerini raportoi se Greqia pritet të vazhdojë blerjet e armëve nga Izraeli, transemton Anadolu.

Sipas një lajmi të Kathimerinit, programet e riarmatimit të miratuara në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, përfshijnë edhe blerjen e sistemit izraelit raketahedhës shumë-tytësh PULS, marrëveshje e cila u miratua nga parlamenti grek më 5 dhjetor.

Gazeta e ka interpretuar këtë blerje si një tregues të orientimit të përgjithshëm të qeverisë Mitsotakis për të krijuar kushte që industria izraelite të ketë praninë e saj afatgjatë në territorin grek.

Lajmi shton se pas sistemit PULS, Greqia pritet të nisë negociata të reja me industrinë izraelite të mbrojtjes për furnizime të tjera në kuadër të programit të mbrojtjes “Mburoja e Akilit”. Temë e bisedimeve do të jenë sistemet ajrore “Spyder” dhe “Barak MX”, si dhe sistemi i mbrojtjes raketore me rreze të gjatë “David’s Sling”.

Sipas Kathimerinit, edhe Izraeli e sheh Greqinë si një portë hyrëse në tregun evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın