Bota

Gaza, shënohet 13 vjetori i ndarjes nga jeta të Jaser Arafat-it

Një numër i madh i palestinezëve u mblodhën sot në Gaza në shenjë përkujtimi të ish udhëheqësit të tyre Jaser Arafat

Vesna Besiç  | 11.11.2017 - Përdıtësım : 12.11.2017
Gaza, shënohet 13 vjetori i ndarjes nga jeta të Jaser Arafat-it Mustafa Hassona/AA

Gaza

GAZA (AA) - Në Gaza sot u shënua 13 vjetori i ndarjes nga jeta të ish-presidentit palestinez Jaser Arafat, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i palestinezëve u mblodhën sot në Gaza në shenjë përkujtimi të ish udhëheqësit të tyre Arafat. Ata mbanin posterët e tij dhe flamujt palestinez. Arafat qëndroi mbi 30 vite në krye të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Udhëheqësi dhe heroi palestinez Jaser Arafat ndërroi jetë më 11 tetor 2004 në spitalin ushtarak "Percy" në Paris, ku ishte shtruar për kurim.

Gruaja e tij Suha Arafat i dorëzoi rrobat e tij për analizë në një laborator në Lozanë të Zvicrës.

Procesi gjyqësor u zhvillua në Paris, ndërsa u bë edhe zhvarrosja e Arafatit për hetim. Hetimi nxorri në sipërfaqe se në rrobat e tij kishte një sasi të madhe polonit radioaktiv, por nuk mund të thuhet me siguri të plotë nëse ky ishte shkaku i vetëm i vdekjes së tij.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın