Bota

Gaza, numri i të vrarëve nga sulmet izraelite tejkalon 32 mijë

Në deklaratën e autoriteteve palestineze thuhet se 74.298 palestinezë janë plagosur gjithashtu në sulmin që vazhdoi në ditën e 168-të

Ahmed Asmar  | 22.03.2024 - Përdıtësım : 24.03.2024
Gaza, numri i të vrarëve nga sulmet izraelite tejkalon 32 mijë

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 32.070 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar, raporton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se 74.298 palestinezë janë plagosur gjithashtu në sulmin që vazhdoi në ditën e 168-të.

Gjatë 24 orëve të fundit, thuhet në deklaratëi, ushtria izraelite kreu nëntë "masakra" në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë 82 njerëz dhe duke plagosur 110 të tjerë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë deri te ata”, shtohet në deklaratë.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 njerëz.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes një bllokade të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Megjithatë, armiqësitë kanë vazhduar të pandërprera dhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın