Bota

Gaza, numri i të vdekurve nga sulmet brutale izraelite rritet në gati 56.300

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 103 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, me 219 persona të plagosur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve nga sulmet izraelite në të paktën 132.458

Betül Yılmaz  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Gaza, numri i të vdekurve nga sulmet brutale izraelite rritet në gati 56.300

Stamboll

Të paktën 56.259 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 103 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, me 219 persona të plagosur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve nga sulmet izraelite në të paktën 132.458.

"Shumë viktima akoma mbetet të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t'i arrijnë ato", tha ministria palestineze.

Më 18 mars, Izraeli rifilloi sulmet në Rripin e Gazës dhe vetëm që atëherë ka vrarë të paktën 5.936 palestinezë dhe ka plagosur 20.417 të tjerë, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.