Bota

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 18.800

Në deklaratën e Zyrës për Media të Qeverisë me seli në Gaza thuhet se 8 mijë fëmijë dhe 6.200 gra ishin në mesin e të vrarëve

Ahmed Asmar  | 16.12.2023 - Përdıtësım : 18.12.2023
Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 18.800 Foto: Ali Jadallah / AA

Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza ka arritur në 18.800, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate të Zyrës për Media të Qeverisë me seli në Gaza, 51 mijë palestinezë janë plagosur deri më tani nga ushtria izraelite në Gaza në 70 ditët e luftës vdekjeprurëse.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se 8 mijë fëmijë dhe 6.200 gra ishin në mesin e të vrarëve.

Deklarata theksoi se ushtria izraelite ka shkaktuar "një katastrofë të paprecedentë humanitare" dhe shkatërrim të madh në Gaza.

Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të një pauze humanitare njëjavore me Hamasin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın