Bota

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë në luftën gjenocidale izraelite tejkalon 56.400

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 81 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, ndërsa 422 palestinezë u plagosën nga sulmet izraelite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 133.054

Ikrame Imane Kouachi  | 28.06.2025 - Përdıtësım : 28.06.2025
Gaza, numri i palestinezëve të vrarë në luftën gjenocidale izraelite tejkalon 56.400

Ankara

Të paktën 56.412 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 81 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, ndërsa 422 palestinezë u plagosën nga sulmet izraelite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 133.054.

“Shumë viktima ende janë të bllokuara dhe në rrugë, me ekipet e shpëtimit që nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës dhe vetëm që atëherë ka vrarë të paktën 6.089 persona dhe ka plagosur rreth 21.013 të tjerë, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.