Gaza goditet nga stuhia që përmbyti kampet me tenda, përkeqësohen kushtet për të zhvendosurit
Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë goditur qytetin Khan Younis dhe Deir al-Balah, duke përmbytur me shpejtësi zonat e banimit
Tiranë
Gaza po përballet me stuhinë "Byron", e cila ka shkaktuar përmbytje të mëdha në kampet me tenda për familjet e zhvendosura, raporton Anadolu.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë goditur qytetin Khan Younis dhe Deir al-Balah, duke përmbytur me shpejtësi zonat e banimit.
Shumë tenda u shkatërruan, duke i lënë njerëzit të ekspozuar ndaj motit të ashpër.
OKB-ja vlerëson koston e rindërtimit të Rripit të Gazës në rreth 70 miliardë dollarë si rezultat i luftës izraelite, e cila ka vrarë mbi 70 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë.
Sulmet u ndalën pasi marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 10 tetor, megjithatë Izraeli e ka shkelur armëpushimin shpesh-herë.
