Bota

Gaza, gjatë 24 orëve të fundit nga rrënojat nxirren trupat e 42 palestinezëve

Në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ku u arrit një armëpushim pas më shumë se 15 muajsh sulme izraelite, njoftohet se në spitale janë dërguar trupat e 43 palestinezëve, 42 prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat

Omar Alothmani, Halime Afra Aksoy  | 30.01.2025 - Përdıtësım : 31.01.2025
Gaza, gjatë 24 orëve të fundit nga rrënojat nxirren trupat e 42 palestinezëve

Gaza

Në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ku u arrit një armëpushim pas më shumë se 15 muajsh sulme izraelite, njoftohet se në spitale janë dërguar trupat e 43 palestinezëve, 42 prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza në ditën 12-të të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, u ndanë informacionet e fundit lidhur me të vrarët dhe të plagosurit si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite.

Në 24 orët e fundit në spitale janë dërguar trupat e pajetë të 43 personave si dhe 9 të plagosur. Mësohet se 42 prej atyre që humbën jetën janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve që janë vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ka arritur në 47.460 ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 111.580.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın