Bota

Gaza, ekipet e kërkim-shpëtimit arrijnë të shpëtojnë të gjallë nga rrënojat një vajzë të vogël

- Ushtria izraelite shënjestroi shtëpinë e familjes Al-Husri në lagjen Zeitoun në lindje të qytetit të Gazës, duke vrarë gjashtë palestinezë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Alban Agushi  | 12.08.2025 - Përdıtësım : 12.08.2025
Gaza, ekipet e kërkim-shpëtimit arrijnë të shpëtojnë të gjallë nga rrënojat një vajzë të vogël

Ankara

TIRANË (AA) - Sulmet brutale dhe shkatërruese të Izraelit kundër Rripit të Gazës nën bllokadë vazhdojnë pa pushim, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite shënjestroi shtëpinë e familjes Al-Husri në lagjen Zeitoun në lindje të qytetit të Gazës, duke vrarë gjashtë palestinezë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Nën rrënojat e shtëpisë së dëmtuar rëndë filluan përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Pamjet filmike kanë kapur momentin kur ekipet e Mbrojtjes Civile në Gaza shpëtuan të gjallë nga rrënojat një vajzë të vogël.

Trupat e të plagosurve dhe të vrarëve në sulm u nxorën nga rrënojat dhe u transportuan në spitalin Al-Ahli Baptist në Gaza.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale ushtarake në Gaza që nga tetori 2023, duke vrarë më shumë se 61 mijë palestinezë, pothuajse gjysma e tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me urinë.

Pavarësisht shqetësimeve në rritje ndërkombëtare lidhur me përshkallëzimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit kundër palestinezëve, Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi të premten planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të zgjeruar operacionet ushtarake dhe për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.