Bota

Gaza, 86 të vrarë nga sulmet izraelite që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit

Katari njoftoi të mërkurën një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund mbi 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës

Ahmed Asmar  | 16.01.2025 - Përdıtësım : 17.01.2025
Gaza, 86 të vrarë nga sulmet izraelite që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit

Ankara

Ushtria izraelite vrau të paktën 86 palestinezë në sulmet ajrore në gjithë Rripin e Gazës që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.

Tre palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm ajror në Rafah në jug të Gazës dhe në Qytetin e Gazës në sulmet e fundit.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Gazës, vdekjet e fundit e çuan totalin që nga shpallja e marrëveshjes në 86 palestinezë të vrarë, duke përfshirë 23 fëmijë dhe 27 gra.

Mbrojtja Civile gjithashtu vuri në dukje se gjatë së njëjtës periudhë, më shumë se 258 palestinezë të plagosur janë regjistruar nga bombardimet izraelite.

Katari njoftoi të mërkurën një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund mbi 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, ku rreth 46.800 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023.

Marrëveshja përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe qetësinë e qëndrueshme, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të dielën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.