Gaza, 7 persona, përfshirë 1 fëmijë, vdiqën nga uria në 24 orët e fundit
- Numri i vdekjeve për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 154, ndërkohë 89 prej tyre janë fëmijë

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Pasi Izraeli mbylli portat kufitare dhe kufizoi ndihmën, 7 palestinezë të tjerë, përfshirë 1 fëmijë, vdiqën nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau të dhënat më të fundit mbi vdekjet për shkak të urisë dhe kequshqyerjes.
Në deklaratë thuhet se shtatë vdekje, përfshirë një fëmijë, u regjistruan në spitalet e Gazës në 24 orët e fundit për shkak të urisë dhe kequshqyerjes.
Raportohet se që nga 7 tetori 2023 numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në Gaza, të cilën Izraeli e ka futur në zi buke, është rritur në 154, prej të cilëve 89 janë fëmijë.
- Gaza po vdes nga "uria"
Rripi i Gazës, nën sulmin izraelit dhe një rrethim të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.
Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës.
Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor "urinë dhe etjen si armë".
Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Gazës duke shkatërruar edhe infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur me urdhër deportimi në zonat ku ata janë strehuar.
Raportohet se numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, e cila ka një popullsi prej afërsisht 2,3 milionë banorësh, ka arritur në 2 milionë dhe shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.
Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët e zhvendosur përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku furnizimet higjienike janë të pakta, sëmundjet infektive janë të përhapura.
Ushtria izraelite, nga ana tjetër, po bombardon tendat dhe strehimoret civile të personave të zhvendosur me sulme të përditshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.