"Gatishmëri maksimale": Netanyahu urdhëron Komandën e Frontit të Brendshëm të përgatitet për luftë të mundshme me Iranin
- Media izraelite shtoi se “një gjendje maksimale gatishmërie është shpallur nëpër agjencitë e ndryshme të sigurisë së Izraelit”.
Stamboll
KUDS (AA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar Komandën e Frontit të Brendshëm të Izraelit të përgatitet për një luftë të mundshme me Iranin, raportuan mediat izraelite të mërkurën në mbrëmje, transmeton Anadolu.
Netanyahu u ka dhënë udhëzime “agjencive të ndryshme të shpëtimit dhe Komandës së Frontit të Brendshëm që të përgatiten për luftë”, sipas së përditshmes Yedioth Ahronot.
Gazeta shtoi se “një gjendje maksimale gatishmërie është shpallur nëpër agjencitë e ndryshme të sigurisë së Izraelit”.
Ndërkohë, transmetuesi publik izraelit KAN njoftoi se mbledhja e Kabinetit të Sigurisë, e caktuar për të enjtën për të diskutuar zhvillimet në Iran, është shtyrë për të dielën, pa dhënë detaje shtesë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
