Bota

Gati 56 mijë numri i të vdekurve në Gaza gjatë luftës gjenocidale të Izraelit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 202 trupa të tjerë u sollën në spitale brenda 48 orëve të fundit, ndërkohë 1.037 të tjerë u plagosën, duke e çuar numrin e përgijthshëm të palestinezëve të plagosur në të paktën 131.138

Ikrame Imane Kouachi  | 21.06.2025 - Përdıtësım : 21.06.2025
Gati 56 mijë numri i të vdekurve në Gaza gjatë luftës gjenocidale të Izraelit

Ankara

Të paktën 55.908 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 202 trupa të tjerë u sollën në spitale brenda 48 orëve të fundit, ndërkohë 1.037 të tjerë u plagosën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të plagosur në të paktën 131.138.

“Shumë viktima akoma mbeten të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ato”, tha ministria.

Ministria palestineze njoftoi se që nga 27 maji, të paktën 450 palestinezë janë vrarë dhe 3.466 të tjerë janë plagosur derisa kërkonin ndihmë humanitare për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite që shënjestrojnë zonat e shpërndarjes së ndihmave.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe vetëm që atëherë ka vrarë të paktën 5.599 persona dhe ka plagosur 19.097 të tjerë, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.