Bota

Gati 1.000 varre të paidentifikuara presin për identifikim pranë kampit Al-Hol në Siri

Sipas burimeve lokale, gati 1.000 varre të paidentifikuara të vendosura pranë kampit Al-Hol në verilindje të Sirisë presin për identifikim

Alban Agushi  | 25.02.2026 - Përdıtësım : 25.02.2026
Gati 1.000 varre të paidentifikuara presin për identifikim pranë kampit Al-Hol në Siri Foto: Bakr Al Kasem / AA

Al Hol

Sipas burimeve lokale, gati 1.000 varre të paidentifikuara të vendosura pranë kampit Al-Hol në verilindje të Sirisë presin për identifikim, raporton Anadolu.

Vendi i varrimit, ku gurët e varreve mbajnë vetëm numra dhe vite vdekjeje, përveç varreve individuale me madhësi të ndryshme, janë vërejtur gropa të përgatitura rishtazi për varrime masive pranë vendit.

Kampi Al-Hol ndodhet në provincën Hasakah në verilindje të Sirisë dhe fillimisht u krijua për të strehuar njerëz të zhvendosur nga konfliktet pas pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003. Me kalimin e kohës, ai evoluoi në një vend pritjeje për familjet e anëtarëve të ISIS-it (DEASH).

Al-Hol, i kritikuar shpesh për kushtet e tij të tmerrshme humanitare, ra nën kontrollin e grupit terrorist YPG/SDF gjatë luftës civile siriane.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.