Gardenia, kori i grave në Siri që magjeps artdashësit me nota revolucioni
Me sukseset që ka arritur, kori Gardenia nuk është thjesht një grup muzikor; në të njëjtën kohë ka treguar se është zëri i paqes, tolerancës dhe solidaritetit të grave
Damask
I themeluar në Siri për të përhapur paqen, tolerancën dhe fuqinë e grave përmes muzikës, kori Gardenia me frymën e lirë artistike që ata morën pas rënies së regjimit Baath, i njofton botës dhimbjen dhe shpresat e popullit, raporton Anadolu.
Në vitin 2016, nën hijen e luftës një grup grash në Siri themeluan korin Gardenia, duke besuar në fuqinë unifikuese të artit.
Me sukseset që ka arritur në periudhën e kaluar, kori nuk është thjesht një grup muzikor; në të njëjtën kohë ka treguar se është zëri i paqes, tolerancës dhe solidaritetit të grave.

Kori i grave i cili arriti të tërheqë vëmendje me performancën e tij, u kurorëzua me çmime për përpjekjet e tij në shumë aktivitete në të cilat mori pjesë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Pas rënies së regjimit Baath, kori Gardenia i çliruar nga presionet mbi të, filloi të frymojë me frymën e lirë të artit.
Kori i grave, i identifikuar me lulen Gardenia, një nga simbolet e Damaskut, filloi të bashkojë të gjitha segmentet e shoqërisë me këngët revolucionare që kanë kënduar në koncertet e tyre publike.
Safana Bakli, një nga anëtaret themeluese të korit, foli për Anadolu në lidhje me vështirësitë, sukseset dhe veprat e reja artistike pas koncertit që dhanë në Shtëpinë Farihi në kryeqytet.
Drejtoresha e korit Bakli tha se kori përbëhet nga 20 muzikante femra që kanë formim profesional muzikor përveç profesioneve të tyre.
Duke theksuar se ata janë një komunitet i pavarur, Bakli tha se "Mesazhi ynë ka qenë gjithmonë t'i afrojmë sirianët, të bëjmë thirrje për paqe dhe të tregojmë se puna së bashku është më e fortë se puna individuale. Ne besojmë se së bashku mund të arrijmë më shumë".

Bakli bëri të ditur se ata e formuan këtë ekip me qëllim për t'u larguar nga lufta dhe shtypja. "Ato dy orë kur bënim prova ishin momentet kur ishim larg gjithë negativitetit përreth nesh dhe mund të merrnim frymë lirisht", shtoi ajo.
"Më dukej sikur isha në ëndërr"
Yasemin Selame e cila është pianiste në kor që nga viti 2016, theksoi se kori përjetoi vështirësi të mëdha gjatë fazës së themelimit. "Nuk mund të gjenim dot një vend për të bërë prova gjatë këtij procesi, për këtë arsye për koncerte u përgatitëm në shtëpitë e miqve", tha ajo.
Lidhur me koncertin e tyre të parë pas rënies së regjimit Baath, Selame tha: "Patëm një ndjesi shumë të çuditshme në koncertin tonë të parë (pas rënies së regjimit të Assadit). Ishte një ndjesi që na preku zemrat. Kur pashë flamujt revolucionarë dhe njerëzit që ndërvepronin me ta, ndjeva sikur isha në ëndërr; nuk mund ta besoja që ishim në Damask. Të gjithë po i duartrokisnin këto këngë, por askush nuk u arrestua. ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Dëshira jonë e vetme tani është paqja".
"Gjatë luftës, fëmijët nuk dëgjonin asgjë tjetër përveç shpërthimeve"
Mayyada Hımeydan e cila mori pjesë në koncertin e mbajtur në Shtëpinë Farihi, një nga ndërtesat historike në Damask, deklaroi se këngët e kënduara në këtë aktivitet mbartin një kuptim të veçantë për to dhe se janë prekur thellë nga këto këngë.
"Populli sirian meriton të jetë i lumtur. Gjatë luftës, fëmijët nuk dëgjonin gjë tjetër veçse shpërthime, tani ne meritojmë të shijojmë këtë muzikë. Kur dëgjuam për herë të parë këngët revolucionare nga kori, i kujtuam me trishtim miqtë tanë (që i humbëm), me vullnetin e Zotit shpresojmë që fëmijët tanë të mos e përjetojnë këtë dhimbje", tha Hımeydan.
Edhe 18-vjeçarja Basma Fellaha duke theksuar se ishte e lumtur që shihte ngjarje të tilla, gjithashtu tha: "Jam shumë e lumtur që shoh rindërtimin e vendit tim dhe që njerëzit mund të shprehin pikëpamjet e tyre".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
