Garda Revolucionare Iraniane: Zyra e Netanyahut u shënjestrua me raketa "Khyber"
Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane njoftoi se shënjestroi zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe selinë e Komandës së Forcave Ajrore Izraelite
Stamboll
Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane njoftoi se shënjestroi zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe selinë e Komandës së Forcave Ajrore Izraelite, transmeton Anadolu.
Agjencia e Lajmeve Mehr publikoi njoftimin për valën e 10-të të sulmeve me raketa nga Garda Revolucionare.
"Zyra e kryeministrit izraelit dhe selia e Komandës së Forcave Ajrore Izraelite u shënjestruan me raketa Khyber", thuhet në deklaratë.
Zyrtarët izraelitë ende nuk kanë bërë deklaratë zyrtare lidhur me këto pretendime.
