Bota, Shëndetësi

Gana, vaksina kundër COVID-19 bëhet e detyrueshme për punonjësit publik

Ministri i Shëndetësisë i vendit, Kwaku Agyeman-Manu, tha se ky vend i Afrikës Perëndimore duhet të zbatojë masa më të rrepta pasi rastet me COVID-19 në vend kanë arritur nivele alarmante

Adam Abu-bashal  | 02.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
Gana, vaksina kundër COVID-19 bëhet e detyrueshme për punonjësit publik

Abuja

Gana e ka bërë të detyrueshme që të gjithë nëpunësit civil, përfshirë punonjësit e shëndetësisë, personelin e sigurisë dhe mësuesit, të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i vendit, Kwaku Agyeman-Manu, tha se ky vend i Afrikës Perëndimore duhet të zbatojë masa më të rrepta pasi rastet me COVID-19 në vend kanë arritur nivele alarmante.

Dje, autoritetet shëndetësore njoftuan se Gana regjistroi edhe rastet e para me llojin ‘Omicron’ të koronavirusit.

Deri më tani vetëm personat e vaksinuar ishin të lejuar të hyjnë në plazhe, restorante, klube nate dhe stadiume.

Në Gana, vend me rreth 31 milionë banorë, deri më tani të paktën 5,45 milionë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vendi po ashtu ka regjistruar të paktën 131 mijë raste me COVID-19, prej të cilave 1.209 kanë vdekur.

Lloji ‘Omicron’ u identifikua javën e kaluar nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut dhe Nigeria konfirmoi raste e para të këtij lloji të koronavirusit në të njëjtën ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.