"Gëzimi i SHBA-së dhe Izraelit do të shndërrohet në zi"
"Ushtria e Gardës Revolucionare dhe fronti i rezistencës nga dita e sotme do të kalojnë në një fazë të re", tha zëdhënësi i gardës iraniane

Ankara
Garda Revolucionare e Iranit dhe aleatët e saj në rajon tani e tutje do të kalojnë në një fazë të re, ndërsa gëzimi i SHBA-së dhe Izraelit do të shndërrohet në zi, tha zëdhënësi i gardës iraniane pas vrasjes së komandantit të lartë Qassem Soleimani nga një sulm amerikan në Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë televizive pas vrasjes së Soleimanit dhe Abu Mahdi al-Muhandis-it, nënkryetarit të grupit Hashd al-Shaabi të lidhur me Iranin, zëdhënësi i Gardës Revolucionare Ramazan Sherif tha se Irani "patjetër" do të hakmerret ndaj vrasjes së gjeneralit.
"Ushtria e Gardës Revolucionare dhe fronti i rezistencës nga dita e sotme do të kalojnë në një fazë të re", tha Sherif.
"Nuk do të kalojë shumë për të parë se gëzimi i çastit i amerikanëve dhe zionistëve do të shndërrohet në zi", shtoi ai.
Ndryshe, Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) më herët konfirmoi se Soleimani dhe al-Muhandis janë vrarë në një sulm të SHBA-së me dron pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.
Lideri i Iranit Ayatollah Khamenei dhe presidenti Hassan Rouhani në reagimet e tyre pas sulmit janë shprehur se do të hakmerren për vrasjen e gjeneralit iranian.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.