Bota, Kulturë

Fëmija i vogël palestinez ndihmon të plagosurit nga sulmet izraelite

12-vjeçari palestinez Zakariya al-Sersak vrapon nëpër korridoret e spitalit, duke u përpjekur të ndihmojë të sëmurët dhe të plagosurit

Zeynep Hilal Karyağdı Duran  | 29.03.2024 - Përdıtësım : 31.03.2024
Fëmija i vogël palestinez ndihmon të plagosurit nga sulmet izraelite Foto: Ashraf Amra / AA

Istanbul

ZEYNEP HİLAL KARYAĞDI DURAN

Dymbëdhjetëvjeçari Zakariya al-Sersak, i cili jeton në Rripin e Gazës, ku Izraeli po i vazhdon sulmet e tij intensive, po përpiqet të ndihmojë stafin e spitalit pavarësisht nga gjatësia e tij e vogël, raporton Anadolu.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve vazhdon të rritet çdo ditë në Rripin e Gazës, ku Izraeli i ka vazhduar sulmet që nga 7 tetori. Në rajon janë bombarduar edhe spitalet dhe ka mungesë të barnave dhe furnizimeve mjekësore, ndërsa ekipet mjekësore po bëjnë të pamundurën për të trajtuar të plagosurit.

12-vjeçari palestinez Zakariya al-Sersak vrapon nëpër korridoret e spitalit, duke u përpjekur të ndihmojë të sëmurët dhe të plagosurit.

Sersak, i cili është zhvendosur për shkak të sulmeve dhe është strehuar në qytetin Deir el-Belah me familjen e tij, punon si vullnetar në Spitalin e Dëshmorëve të Aksasë.

Ai ecën nëpër korridoret e spitalit me pallton e tij të kaltër, duke punuar shumë për të çuar furnizime mjekësore për mjekët, si dhe për të ndihmuar infermierët që transportojnë pacientë në dhomën e urgjencës dhe për të plotësuar nevojat e pacientëve.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Mbi 32.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe mbi 75.000 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın