Bota

Funksioni i vendndodhjes në X shkakton polemika në llogaritë mbështetëse të Trumpit jashtë vendit

Shumë përdorues ndanë postime që tregonin se disa nga këto llogari ndodheshin në Evropën Lindore, Azi dhe Afrikë

Bekir Aydoğan  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Funksioni i vendndodhjes në X shkakton polemika në llogaritë mbështetëse të Trumpit jashtë vendit

Ankara

Pas prezantimit të funksionit të ri të vendndodhjes në platformën e mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA, u diskutua se disa llogari që mbështesnin presidentin Donald Trump ishin të bazuara jashtë vendit, transmeton Anadolu.

Pas futjes së funksionit të vendndodhjes në platformën e mediave sociale X, e cila tregon se në cilin vend ndodhen përdoruesit, informacioni aktual i vendndodhjes së disa llogarive është bërë çështje kurioziteti.

Sipas NBC News, shumë llogari me shumë ndjekës në platformën X që përdorin sloganin e Trumpit "Bëje Amerikën përsëri të madhe" (MAGA) ndodheshin jashtë SHBA-së.

Shumë përdorues ndanë postime që tregonin se disa nga këto llogari ndodheshin në Evropën Lindore, Azi dhe Afrikë.

Ndërsa u bënë postime që pretendonin se llogaria e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ndodhet në Izrael, Departamenti e mohoi këtë pretendim dhe deklaroi se llogaria menaxhohet vetëm nga SHBA-ja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın