Bota

Fundoset varka me 4 migrantë derisa tentonin të kalojnë lumin nga Kolumbia në Panama

Mediat lokale theksuan se varka u përmbys derisa migrantët e padeklaruar tentuan të kalojnë nga qyteti Necocli në rajonin Antioquia në Panama

Sinan Doğan  | 14.10.2021 - Përdıtësım : 17.10.2021
Fundoset varka me 4 migrantë derisa tentonin të kalojnë lumin nga Kolumbia në Panama

Bolivar

Gjatë fundosjes së një varke me migrantë të cilët tentuan të kalojnë nga Kolumbia në Panama kanë humbur jetën 4 persona, përfshirë edhe një foshnje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksuan se varka u përmbys derisa migrantët e padeklaruar tentuan të kalojnë nga qyteti Necocli në rajonin Antioquia në Panama.

Autoritetet konfirmuan se u fundosën 4 persona, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një foshnje.

Në rrjedhë është aksioni për kërkim-shpëtim.

Sipas dëshmitarëve, në varkë kanë qenë më shumë persona.

Carlos Camargo, drejtor i Zyrës së Ombudsmanit të Kolumbisë, vuri në dukje se migrantët rrezikojnë jetën e tyre duke u përpjekur të kalojnë lumin me varka të këqija.

Mijëra migrantë që dëshirojnë të arrijnë në SHBA për shkak të trazirave të brendshme dhe mangësive ekonomike në vendet e tyre po kërkojnë hapjen e kufirit midis Kolumbisë dhe Panamasë.

Në qytetin bregdetar Necocli, pranë kufirit me Panamanë, migrantët thuhet se dëshirojnë të arrijnë në Panama dhe më pas në SHBA duke kaluar një zonë pyjore të kontrolluar nga grupet ilegale dhe të njohur si "Darien Gap".

Vlerësohet se më shumë se 19 mijë migrantë kanë kaluar kufirin këtë vit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın