Bota

Fundoset një anije pranë ishullit grek Lesbos, humbin jetën 4 emigrantë

Vazhdojnë kërkimet për të gjetur persona që mund të jenë të zhdukur

Ahmet Gençtürk  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Fundoset një anije pranë ishullit grek Lesbos, humbin jetën 4 emigrantë

Athinë

Të paktën 4 emigrantë humbën jetën si pasojë e fundosjes së një anijeje pranë ishullit grek Lesbos në Detin Egje, transmeton Anadolu.

Një përpjekje kërkimi është duke u zhvilluar për të gjetur eventualisht persona të zhdukur pas shpëtimit të 7 emigrantëve në zonën detare në jugperëndim të kepit Agrilia dhe gjetjes së trupave të 4 emigrantëve.

Të mbijetuarit janë sudanezë, tha transmetuesi publik ERT, duke shtuar se nuk dihet saktësisht se sa persona ishin në bord.

Përpjekjet e kërkimit, të mbështetura nga një helikopter dhe njësi tokësore, pengohen nga erërat e forta në zonë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın