Bota

Fundoset nëndetësja në Hurghada të Egjiptit, 6 turistë rusë humbin jetën dhe 39 të tjerë shpëtohen

Nëndetësja mbante 50 persona, respektivisht 45 turistë nga Rusia, India, Norvegjia dhe Suedia, si dhe pesë shtetas egjiptianë të ekuipazhit

Rania R.a. Abushamala  | 27.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Fundoset nëndetësja në Hurghada të Egjiptit, 6 turistë rusë humbin jetën dhe 39 të tjerë shpëtohen Foto: Arkiv / AA

Kajro

Gjashtë turistë rusë kanë humbur jetën dhe 39 turistë të tjerë të huaj janë shpëtuar pasi një nëndetëse turistike u fundos në qytetin egjiptian Hurghada në Detin e Kuq, transmeton Anadolu.

Guvernatori i Detit të Kuq, Amr Hanafi, tha se nuk ka njerëz të zhdukur në fundosjen e nëndetëses turistike në Hurghada.

Hanafi konfirmoi se nëndetësja kishte një licencë të vlefshme dhe kapiteni i ekuipazhit kishte certifikatat e nevojshme akademike.

“Koordinimi dhe komunikimi janë duke vazhduar me të gjitha ambasadat, konsullatat dhe autoritetet përkatëse, për të ofruar të gjithë lehtësimin e nevojshëm, për të nxjerrë dokumentet e kërkuara për pasagjerët dhe për të siguruar që të gjitha aspektet e kujdesit mjekësor të ofrohen", tha Hanafi.

Hanafi nuk përmendi kombësinë e viktimave që humbën jetën, por autoritetet e Detit të Kuq konfirmuan se të gjashtë viktimat ishin shtetas rusë.

Në deklaratën e autoriteteve egjiptiane thuhet se nëndetësja mbante 50 persona, respektivisht 45 turistë nga Rusia, India, Norvegjia dhe Suedia, si dhe pesë shtetas egjiptianë të ekuipazhit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.