Bota

Fundjavë e zezë në një qytet brazilian, 24 vrasje brenda 24 orëve

Vala e dhunës përfshiu gjithsej 16 zona në qytetin Belem, ndërsa autoritetet lokale konfirmuan se në këtë qytet nga e premtja deri të shtunën janë regjistruar 24 vrasje

Ömer Yetkin Acar  | 22.01.2017 - Përdıtësım : 23.01.2017
Fundjavë e zezë në një qytet brazilian, 24 vrasje brenda 24 orëve

Sao Paulo

SAO PAULO (AA) – Gjithsej 24 vrasje në një varg incidentesh që kanë ndodhur brenda 24 orëve shkaktuan shqetësime në opinionin e krahinës veriore braziliane Para, raporton Anadolu Agency (AA).

Vala e dhunës përfshiu gjithsej 16 zona në qytetin Belem, ndërsa autoritetet lokale konfirmuan se në këtë qytet nga e premtja deri të shtunën janë regjistruar 24 vrasje.

Seria e vrasjeve erdhi pasi një pjesëtar i policisë ushtarake braziliane Rafael da Silva Costa u vra gjatë përleshjeve me një grup vandalësh.

Zyrtarët policorë pohojnë se vrasjet masive me siguri lidhen me vrasjen e Costa-s. Orlando Salgado, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Belam, njoftoi se të gjitha vrasjet janë kryer me ekzekutime klasike, ndërsa për këtë shkak është formuar një ekip special që kryen hetime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın