Fshati Cat Cat në Vietnam tërheq vëmendjen me stilin tradicional të jetesës
Ujëvara Cat Cat, një nga bukuritë e rëndësishme natyrore të rajonit, tërheq vëmendjen me peizazhin e gjelbër dhe atmosferën paqësore.

Shkup
I vendosur 3 kilometra nga qyteza Sapa në provincën Lao Cai të Vietnamit, fshati Cat Cat tërheq vizitorët me stilin e tij tradicional të jetesës dhe bukuritë natyrore, raporton Anadolu.
I themeluar nga populli Hmong dhe Dzao në shekullin e 19-të, fshati pasqyron arkitekturën unike të rajonit me shtëpitë prej druri, rrugët e shtruara me gurë dhe fushat e orizit me tarraca.
Në fshat, vizitorët kanë gjithashtu mundësinë të vëzhgojnë aktivitetet tradicionale të endjes dhe farkëtarisë.
Ujëvara Cat Cat, një nga bukuritë e rëndësishme natyrore të rajonit, tërheq vëmendjen me peizazhin e gjelbër dhe atmosferën paqësore.
Fshati Cat Cat, emri i të cilit mendohet se vjen nga fjala frënge "cascade" (ujëvarë), vazhdon të jetë destinacion popullor si për entuziastët e ecjes në natyrë ashtu edhe për turistët që kërkojnë përvojë kulturore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.