Bota

Francë, zjarret djegin rreth 660 hektarë pyje

- Një alarm për rrezik zjarri është lëshuar në pesë rajone në jug të Francës, ku nxehtësia ekstreme ka prekur rajonin ndërkohë zjarret që shpërthyen gjatë fundjavës kanë djegur afër 660 hektarë pyje

Şeyma Yiğit  | 28.07.2025 - Përdıtësım : 28.07.2025
Francë, zjarret djegin rreth 660 hektarë pyje

Ankara

ANKARA (AA) - Një alarm për rrezik zjarri është lëshuar në pesë rajone në jug të Francës, ku nxehtësia ekstreme ka prekur rajonin ndërkohë zjarret që shpërthyen gjatë fundjavës kanë djegur afër 660 hektarë pyje, transmeton Anadolu.

Sipas raporteve në mediat lokale, një alarm për rrezik "të lartë" zjarri është lëshuar në tre rajone, përfshirë Var, Gard dhe Herault ndërsa alarm për rrezik "jashtëzakonisht të lartë" zjarri është lëshuar në rajonet Aude dhe Pyrenees-Orientales.

Zjarri, i cili filloi në Sigean, në rajonin Aude më 26 korrik, është vënë nën kontroll dhe deri më tani janë shkatërruar 650 hektarë pyll në rajon. Ndërkohë thuhet se 18 automjete zjarrfikës dhe mbi 630 punonjës zjarrfikës po marrin pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Një ndërhyrje ndaj zjarrit filloi mbrëmë në afërsi të Caussols në rajonin Alper-Maritimes. Si pasojë e zjarrit ku ndërhynë mbi 20 automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 50 punonjës zjarrfikës, u shkatërruan 8 hektarë pyje.

Zjarri u vu nën kontroll si rezultat i punimeve që zjarrfikësit kryen gjatë gjithë natës, ndërsa thuhet se janë duke vazhduar përpjekjet për ftohje dhe pastrimin e rrugëve. Zjarri që shpërtheu dje në mëngjes pranë rrugës "22 Treille" në Marsejë, e vendosur në pjesën jugore të vendit, u vu nën kontroll me ndërhyrjen e zjarrfikësve nga ajri dhe toka.

Agjencia Meteorologjike Franceze "Meteo-France" raportoi se nëntë nga dhjetë zjarre vlerësohet të jenë "të shkaktuara me burim nga njeriu" dhe u bëri thirrje qytetarëve francezë të jenë të ndërgjegjshëm për mjedisin për të parandaluar zjarre të reja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın