Bota

Francë, në qytetin Nice rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik

Kryetari i bashkisë Nice, Christian Estrosi, për radion 'RTL' tha se kanë nënshkruar dekretin që vendos sërish në zbatim detyrimin për mbajtjen e maskës në mjetet e transportit publik të "metropolit Nice", që përfshin qytetin dhe qytetet përreth

Esra Taşkın  | 06.07.2022 - Përdıtësım : 06.07.2022
Francë, në qytetin Nice rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik

Paris

Nga 11 korriku në qytetin Nice në jug të Francës sërish do të hyjë në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i bashkisë Nice, Christian Estrosi, për radion 'RTL' tha se kanë nënshkruar dekretin që vendos sërish në zbatim detyrimin për mbajtjen e maskës në mjetet e transportit publik të "metropolit Nice", që përfshin qytetin dhe qytetet përreth.

Estrosi theksoi se sipas kësaj që nga 11 korriku mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për udhëtarët në autobusë dhe tramvaje në metropolin Nice.

Në Francë brenda 24 orëve të fundit, njoftoi Estrosi, janë regjistruar mbi 200 mijë raste të koronavirusit COVID-19, si dhe shtoi se ndodhen përballë me valën e shtatë të pandemisë COVID-19.

Më tej, Estrosi tha se qeveria, e cila aktualisht rekomandon mbajtjen e maskave në transportin publik, do të jetë e detyruar ta bëjë të detyrueshëm propozimin në fjalë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.