Bota

Francë, i anulohet gjoba shoferit që tejkaloi shpejtësinë, pasi po dërgonte gruan për lindje

"Siguria rrugore është prioritet, por disa situata duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me mirëkuptim", thuhet në postimin e policisë lidhur me rastin

Şeyma Yiğit  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
Francë, i anulohet gjoba shoferit që tejkaloi shpejtësinë, pasi po dërgonte gruan për lindje

Ankara

Një shoferi në Francë që tejkaloi kufirin e lejuar të shpejtësisë iu anulua gjoba, pasi u konstatua se ai po dërgonte gruan e tij në spital, për arsye se ajo kishte hyrë në procesin lindjes, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të publikuara në mediat lokale, më 12 korrik, një shofer e kaloi kufirin e shpejtësisë në rrugën rrethore të Joue-les-Tours, në rajonin Indre-et-Loire. Në një rrugë ku kufiri i shpejtësisë ishte 90 kilometra në orë, shoferi u kap nga radari duke udhëtuar me 130 kilometra në orë dhe u gjobit me 135 euro.

Në një postim nga llogaria zyrtare në rrjetin X të Policisë së Indre-et-Loire thuhet se shoferi, i identifikuar si Damien, tejkaloi shpejtësinë ndërsa po dërgonte gruan e tij në spital për shkak të fillimit të procesit të lindjes.

"Foshnja e quajtur Nino lindi në makinë përpara se të arrinin në spital. Duke marrë parasysh këtë situatë të jashtëzakonshme dhe nevojën urgjente të momentit, autoritetet vendosën të anulojnë gjobën prej 135 eurosh", thuhet në postimin e policisë.

Siguria rrugore është prioritet, por disa situata duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me mirëkuptim, theksohet më tej. "Mirë se erdhe Nino dhe urime familjes që e ktheu këtë moment të paharrueshëm në një kujtim të përjetësuar nga kamera e radarit!", thuhet në fund të reagimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın