Bota

Francë, gjykata hap hetim ndaj kompanisë Lafarge për "bashkëfajësi në krime kundër njerëzimit" në Siri

Akuzat u mbështetën kundër prodhuesit të çimentos për keqbërje që nga viti 2014 pas rrëzimit të vendimit të mëparshëm

Alaattin Doğru  | 18.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Francë, gjykata hap hetim ndaj kompanisë Lafarge për "bashkëfajësi në krime kundër njerëzimit" në Siri

Ankara

Gjykata e Apelit e Parisit sot miratoi hapjen e një hetimi ndaj kompanisë franceze Lafarge për “bashkëfajësi në krime kundër njerëzimit” në Siri, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës franceze France24, Gjykata e Kasacionit – gjykata më e lartë e Francës – kishte rrëzuar në shtator 2021 një vendim gjyqësor për të hedhur poshtë akuzat kundër prodhuesit të çimentos për keqbërje në luftën civile të Sirisë.

Lafarge është një kompani industriale franceze e specializuar në çimento, beton dhe agregate ndërtimi. Firma është akuzuar se u ka paguar pothuajse 13 milionë euro grupeve të huaja atje, përfshirë grupin terrorist DEASH, për të ruajtur praninë e fabrikës në qytetin Jalabiya në veri të Sirisë gjatë luftës civile.

Shefi Ekzekutiv Bruno Laffont së bashku me tetë drejtues të Lafarge janë gjithashtu të akuzuar në këtë rast. Ankesat formale janë financimi i një grupi terrorist dhe rrezikimi i jetës së të tjerëve.

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Parisit kishte hedhur poshtë akuzat për krime kundër njerëzimit, duke pranuar mbrojtjen se pagesat e bëra nga Lafarge nuk ishin përdorur për të ndihmuar ose nxitur përpjekjet e luftës. Megjithatë, akuzat e tjera qëndruan, duke përfshirë atë të shkeljes së një embargoje të BE-së.

Lafarge mohon çdo keqbërje në pretendimet se ata kanë negociuar me grupe terroriste dhe ka vazhduar të luftojë të gjitha akuzat.

Dokumentet e siguruara dhe të publikuara nga AA më herët kishin zbuluar se Lafarge informonte vazhdimisht agjencitë e inteligjencës franceze për lidhjet e saj me grupin terrorist DEASH.

Dokumentet zbuluan se Lafarge kishte një marrëdhënie me grupin dhe inteligjenca franceze ishte në dijeni të kësaj. Ato treguan se agjencitë franceze të inteligjencës përdorën rrjetin e marrëdhënieve të Lafarge, bashkëpunimin e saj me grupet terroriste në Siri dhe takimet për të ruajtur operacionet e saj atje për të marrë lajme nga rajoni. Ato gjithashtu zbuluan se inteligjenca franceze nuk e ka paralajmëruar kompaninë se ata po kryenin krim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın