Francë, 2 të vrarë dhe 5 të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në qytetin e Nisës
“Të shtëna me armë ndodhën sonte në Nisë, në lagjen Moulins. Dy persona kanë vdekur, dy janë plagosur rëndë dhe tre të tjerë kanë lëndime të lehta”, njoftoi prefektura e rajonit Alpes-Maritimes.

Istanbul
Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtëna me armë të premten në qytetin e Nisës në juglindje të Francës, transmeton Anadolu.
“Të shtëna me armë ndodhën sonte në Nisë, në lagjen Moulins. Dy persona kanë vdekur, dy janë plagosur rëndë dhe tre të tjerë kanë lëndime të lehta”, njoftoi prefektura e rajonit Alpes-Maritimes në rrjetin social amerikan X.
Ajo vuri në dukje se forcat e rendit dhe zjarrfikësit kanë siguruar zonën, ndërsa përforcimet do të vendosen duke filluar nga e shtuna për të rivendosur sigurinë në lagje, me urdhër të Ministrisë së Brendshme.
“Të pranishëm në vendngjarje në lagjen Moulins me banorët vendas, ku situata është e tensionuar dhe kaotike. Një ndërhyrje e lidhur me narko-banditizëm çoi në të shtëna me armë automatike”, shkroi gjithashtu kryetari i Komunës së Nisës, Christian Estrosi, në X.
Prokurori publik i Nisës i tha transmetuesit BFMTV se “është hapur një hetim për vrasje të organizuar nga bandat dhe tentativë vrasjeje të organizuar nga bandat”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.