Bota

Francezi fiton për herë të dytë 1 milion euro në loto

Një person nga Franca ka fituar lotarinë "My Million" për herë të dytë në më pak se dy vjet

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 07.06.2018 - Përdıtësım : 07.06.2018
Francezi fiton për herë të dytë 1 milion euro në loto

Ankara

ANKARA (AA) – Një person nga Franca ka fituar lotarinë "My Million" për herë të dytë në më pak se dy vjet, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas lajmit të BBC-së, personi me fat i cili jeton në juglindje të Francës dhe që nuk dëshiron të identifikohet pasi fitoi 1 milion euro në nëntor të vitit 2016, muajin e kaluar fitoi përsëri 1 milion euro në loto.

Mediat franceze thonë se do të vazhdojë të luajë çdo javë me shpresën se do të fitojë përsëri.

Sipas matematicientëve bëhet e ditur se kjo ka gjasa të ndodhë në një në 16 trilionë persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın