Bota

Franca shpreson në armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

"Më e mira që mund të shpresojmë në këto diskutime teknike është një armëpushim i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar që do të mundësonte negociata të duhura për paqe", tha Barrot

İlayda Çakırtekin  | 15.05.2025 - Përdıtësım : 15.05.2025
Franca shpreson në armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Istanbul

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Noël Barrot ka deklaruar se shpreson për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar përmes bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë që mbahen sot në Stamboll, raporton Anadolu.

"Më e mira që mund të shpresojmë në këto diskutime teknike është me të vërtetë një armëpushim, një armëpushim i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar që do të mundësonte negociata të duhura për paqe", tha Barrot duke folur para fillimit të ditës së dytë të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalya të Turqisë.

Lidhur me raportet se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk planifikon të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll, Barrot tha se ka një "karrige bosh" para Ukrainës që "pret" Putinin.

"Rusia dëshiron të shmangë sanksionet masive mbi naftën, mbi sektorin financiar që SHBA-ja dhe evropianët po përgatiten në rast se Rusia do të vazhdojë të refuzojë armëpushimin", thekson ai.

Shefi i diplomacisë franceze paralajmëroi se bisedimet e ardhshme duhet të shmangin "tre kurthe" që çuan në dështimin e diskutimeve të mëparshme, siç tha ia, vazhdimin e bisedimeve në mes të armiqësive aktive, detyrimin e Ukrainës për demilitarizim pa garanci të sigurisë dhe heqjen e sanksioneve që në fillim të negociatave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.