Bota

Franca shpall alarm të kuq në 14 provinca pasi temperaturat tejkalojnë 40 gradë Celsius

Shumica e provincave të prekura ndodhen në jugperëndim të vendit dhe po përballen me pasojat e një vale të të nxehtit

Abdulbesar Ademi  | 12.08.2025 - Përdıtësım : 12.08.2025
Franca shpall alarm të kuq në 14 provinca pasi temperaturat tejkalojnë 40 gradë Celsius Foto: Mathieu Prudhomme/AA

Lion

Katërmbëdhjetë provinca në jug të Francës u vendosën në alarm të kuq për vapë ekstreme teksa temperaturat u rritën mbi 40 gradë Celsius, raporton Anadolu.

Shumica e provincave të prekura ndodhen në jugperëndim të vendit dhe po përballen me pasojat e një vale të të nxehtit.

Agjencia kombëtare e motit Meteo-France tha se temperaturat në provincën Aude mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius, ndërsa në provincën Rhone dhe qytetin Lion mund të shkojnë deri në 41 gradë Celsius.

Provincat nën alarm të kuq për vapë ekstreme përfshijnë Gironde, Dordogne, Lot-et-Garonne, Landes, Lot, Tarn-et-Garonne, Gers, Tarn, Haute-Garonne, Rhone, Isere, Drome, Ardeche dhe Aude.

Provinca Aude, e cila këtë verë ka përjetuar zjarrin më të madh me mbi 16 mijë hektarë tokë të djegura, gjithashtu është vendosur nën alarm të kuq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın