Bota

Franca përgatitet të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe celularët në shkollat ​​e mesme

Franca në janar do të shqyrtojë një projektligj që synon të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe telefonat celularë në shkollat ​​e mesme

İlayda Çakırtekin  | 31.12.2025 - Përdıtësım : 31.12.2025
Franca përgatitet të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe celularët në shkollat ​​e mesme

Stamboll

Franca në janar do të shqyrtojë një projektligj që synon të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe telefonat celularë në shkollat ​​e mesme, raportoi sot "Franceinfo", transmeton Anadolu.

Këshilli i Shtetit Francez do të shqyrtojë projektligjin më 8 janar me qëllim ndalimin e aksesit në mediat sociale për të rinjtë nën moshën 15-vjeç dhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat ​​e mesme duke filluar nga viti i ri shkollor, që do të thotë shtatori 2026.

Sipas burimeve qeveritare, projektligji është hartuar në një mënyrë që siguron se është në përputhje me ligjin evropian, ndryshe nga një përpjekje e mëparshme që dështoi.

Në nëntor, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dëshiron ta zgjerojë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat ​​e mesme që nga fillimi i vitit shkollor 2026-2027 dhe të vendos një ndalim të mediave sociale për të rinjtë nën 15 ose 16-vjeç.

Ndalimi i telefonave celularë ka qenë tashmë në fuqi nga kopshti deri në shkollën e mesme sipas një ligji të vitit 2018, megjithëse ndonjëherë ka rezultuar i vështirë për t'u zbatuar.

Shumë studime akademike kanë dokumentuar rreziqet për shëndetin mendor të përdorimit të mediave sociale nga të rinjtë si dhe rreziqet e shpërqendrimit nga telefonat celularë tek adoleshentët.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın