Franca në solidaritet me Danimarkën pas deklaratave të Trumpit për Grenlandën
"Nuk mund të ketë ndryshim kufijsh me forcë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Pascal Confavreux
Stamboll
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Pascal Confavreux shprehu solidaritetin e vendit me Danimarkën pas deklaratave të fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, lidhur me nevojën për Grenlandën për arsye të sigurisë kombëtare, transmeton Anadolu.
Confavreux tha se "Franca është në solidaritet me Danimarkën" duke shtuar "Grenlanda u përket danezëve", duke folur në kanalin televiziv TF1, sipas transmetuesit BFMTV.
"Nuk mund të ketë ndryshim kufijsh me forcë", theksoi ai.
Trump deklaroi të dielën se "SHBA-ja ka nevojë për Grenlandën për arsye të sigurisë kombëtare", duke përmendur atë që ai e përshkroi si rritje të pranisë ruse dhe kineze rreth ishullit me rëndësi strategjike.
Ai tha se kontrolli amerikan mbi territorin autonom danez të Grenlandës do t'u shërbente interesave më të gjera perëndimore. "BE-ja ka nevojë që ne ta kemi atë nga këndvështrimi i sigurisë", potencoi Trump.
