Bota

Franca në gatishmëri për shkak të rrezikut nga përmbytjet

Shërbimi meteorologjik "Meteo-France" lëshoi ​​alarm të kuq për dy departamente dhe alarm portokalli për 21 të tjera për shkak të përmbytjeve dhe rreziqeve nga shirat e rrëmbyeshëm

İlayda Çakırtekin  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 16.02.2026
Franca në gatishmëri për shkak të rrezikut nga përmbytjet

Stamboll

Franca është vendosur sot në gatishmëri për shkak të rreziqeve nga përmbytjet, veçanërisht në jugperëndim të vendit, ndërsa moti i keq po afrohet, transmeton Anadolu.

Shërbimi meteorologjik "Meteo-France" lëshoi ​​alarm të kuq për dy departamente dhe alarm portokalli për 21 të tjera për shkak të përmbytjeve dhe rreziqeve nga shirat e rrëmbyeshëm.

Departamentet Gironde Jugperëndimore dhe Lot-et-Garonne janë në alarm të kuq.

Nivelet e ujit në Paris po rriten ndërsa lumi Sena ka arritur në 3.29 metra që nga mëngjesi, krahasuar me nivelin e tij të zakonshëm midis 1 dhe 2 metrave, sipas transmetuesit BFMTV, i cili citon Bashkinë e Parisit.

Reshje të dendura dëbore me rrezik të lartë orteqesh priten gjithashtu rreth vargmalit të Pirinejeve dhe Alpeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın