Bota

Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve

Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj

Melike Pala  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve

Bruksel

Autoritetet franceze kanë nisur sot një hetim ndaj rrjetit të medias sociale X me akuza se ka manipuluar algoritmet për të lehtësuar “ndërhyrjen e huaj”, transmeton Anadolu.

Prokurorja Publike e Parisit, Laure Beccuau, ka konfirmuar se hetimi është hapur më 9 korrik pas ankesave të paraqitura në janar 2025 nga një ligjvënës francez dhe një zyrtar i lartë nga një institucion publik, thonë mediat franceze, të cilat citojnë një deklaratë nga zyra e prokurorit.

Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj, si dhe për të përhapur përmbajtje politike urrejtëse dhe raciste që synojnë shtrembërimin e debatit demokratik në Francë.

Beccuau ka thënë se Xhandarmëria Kombëtare është ngarkuar me hetimin e rrjetit X si një entitet ligjor, si dhe të “individëve” që e menaxhojnë atë, pa përmendur pronarin e tij, Elon Musk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın